LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi mes partnerëve të koalicionit – nuk flasin për media

Përfundon takimi mes partnerëve të koalicionit – nuk flasin për media

E plotësuar: Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Të dy palët nuk kanë pranuar të flasin për media.

Po ashtu as gazetarët nuk janë lejuar të hyjnë brenda.


Edhe pse takimi është thirrur për taksën, deri me tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Ka nisur takimi në mes të partnerëve të koalicionit qeveritar Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Para takimit, Mustafa ka thënë se në këtë takim pritet që të pajtohen lidhur me vendimin për taksën.

“Takimet tona i kemi të zakonshme, ne jemi marrë vesh që kohë pas kohë të takohemi, të bisedojmë për çështjet aktuale dhe sot do të takohemi në objekt të qeverisë. Për të gjitha temat..”, ka thënë ai.

Kurse, nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani që po e shoqëron Mustafën në takim sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.

Të enjten, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj vendimit të kreut të Qeverisë, Albin Kurti i cili bëri të ditur se me 15 mars taksa do të largohet pjesërisht, ndërsa nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor.

Grenell përmes një shkrimi në Twitter, nuk e ka mbështetur Kurtin, duke thënë se pozicioni i SHBA-së është i qartë, tarifa duhet të largohet tërësisht.

Më tej ai ka theksuar se Kurti me vendimin e sotëm ka bërë gabim shumë serioz.

“Ne nuk e mbështesim heqjen e taksës pjesërisht nga kryeministri Albin Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të largohet plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo iu bë e qartë edhe Presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë Bardhë”, ka shkruar Grenell./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori