Në Ditën Botërorë të Librit, 23 Prill 2018, Këshilli i Nxënësve të Prishtinës, Organizata CESD dhe Kolegji Iliria filluan kampanjën Libri Im – Biblioteka Jonë. Kjo iniciativë synon të sigurojë një bibliotekë të pasur për çdo shkollë të mesme në Kosovë.
Qendra për Zhvillimin Ekonomik dhe Social – CESD, Këshilli i Nxënësve të Prishtinës – KNP dhe Kolegji Iliria janë angazhuar për të ndihmuar në punën e institucioneve arsimore dhe në angazhimin e nxënësve në aktivitete të ndryshme.
Njëkohësisht përpjekjet janë për të rihapur bibliotekat e shkollave të mesme. Qëllim ky, që po arrihet përmes kampanjës “Libri im, Biblioteka jonë”, e cila tashmë ka filluar në të gjitha shkollat e mesme në qytetin e Prishtinës dhe do të vazhdojë në qytetet tjera në vend, pikërisht në Ditën Botërore të Librit, instrumentit më të fuqishëm të shpërndarjes së njohurive dhe mjetit më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive.
Nxënës, ish nxënës, prindër dhe i gjithë komuniteti, mund të bëhen pjesë e kampanjës “Libri im, Biblioteka jonë”, duke dhuruar aq libra sa kanë mundësi, me të cilat do të krijohet apo të pasurohet një bibliotekë e një shkolle të mesme.
Librat mund të dhurohen çdo ditë në pikat grumbulluese, të cilat tashmë janë vendosur në ambientet e shkollave të mesme si “Sami Frashëri”, “Dr. Ali Sokoli”, “Xhevdet Doda”, “28 Nëntori”, “Abdyl Frashëri”,“Hoxhë Kadri Prishtina”,“AhmetGashi”, “Gjin Gazulli”, “Alaudini”.
Në procesin e grumbullimit të librave janë angazhuar vullnetarë nga Kolegji Iliria,CESD-ja dhe KNP-ja si dhe vetë nxënësit e shkollave të mesme.
Iniciativa “Libri im, Biblioteka jonë” fton të gjithë qytetarët t’i bashkëngjiten, duke dhuruar një libër në shkollën ku kanë përfunduar mësimet, shkollën më të afërt, shkollën ku ndjekin mësimet fëmijët tuaj, apo në secilën shkollë tjetër të mesme në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës