Në orët e mbrëmjes ka nisur inspektimi i zbatimit të masave antiCOVID-19 në Prishtinë.
Ishte vetë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili u është bashkuar policisë dhe inspektorëve të AUV në inspektimin e lokaleve përgjatë Rrugës B.
Ministri Sveçla nuk ka dashur të deklarohet për media lidhur me aksionin e ndërmarrë, por nga Qeveria më herët kanë paralajmëruar se do të jenë të pa kompromis në zbatimin e masave të reja në kohën kur situata epidemiologjike në Kosovë është rënduar pas shtimit të rasteve të vdekjeve nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 26 të vdekur, ndërsa dje ky numër ishte 20 dhe një rekord i zi u regjistrua të dielën me 36 viktima, shifër kjo më e larta që nga paraqitja e rasteve të para në mars të vitit të kaluar.
Masat kanë hyrë në fuqi nga data 30 gusht dhe do të zgjasin deri më 13 shtator, kur bëhet edhe vlerësimi i ri i situatës. Po ashtu qeveria vendosi që viti i ri shkollor i paraparë për 1 shtator, të shtyhet për datën 13 shtator.
Masat e reja përfshijnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri 05:00. Gastronomia lejohet të punojë deri në orën 21:30 dhe atë vetëm në hapësira të jashtme, në pajtim me udhëzuesin përkatës.
Sipas masave antiCOVID-19, të miratuara më 28 gusht, qëndrimi i klientëve shërbimi i ushqimit dhe pijeve lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 për qind e kapacitetit të hapësirës së hapur.
Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç: gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit, ndërsa paguan porosinë, gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti dhe kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.
Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një metër. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një metër.
Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).
Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – një person për 8 metra katrorë. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare