Nis fasadimi i objekteve banesore në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj
Sot ka filluar fasadimi i objekteve banesore në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Përveq kësaj po fillon fasadimi i objekteve të banimit social, kështu ka njoftuar kryetari i kësa komune, Fadil Nura, shkruan Telegrafi.
Nura ka thënë se ky projekt parasheh ndërrimin e dritareve dhe dyerve.
Po ashtu, ky projekt synon krijimin e kushteve më të mira të banimit për të gjithë qytetarët rezidentë në atë zonë.
“Një punë po aq e mirë sa fasadimi i objekteve banesore në Sheshin “Adem Jashari”, është edhe kjo e fasadimit të objekteve të banimit social, projekt ky që parasheh ndërrimin e dritareve dhe dyerve, si dhe do të krijojë kushte më të mira banimi për të gjitha familjet që banojnë në këto ndërtesa”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































