Nipi me të meta mendore dhunon gjyshen e tij në Gjilan

Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30-08:00, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, dyshohet se i dyshuari është me të meta mentale.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij viktimës femër kosovare. Dyshohet se i dyshuari është me të meta mentale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari ndalet në kliniken e neuropsikiatrisë”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































