Artisti shkodran, Luiz Ejlli, ka publikuar ditën e sotme (e mërkurë) një projekt të ri muzikor.

“Ninulla e Vetmisë” mban titullin kjo këngë, të cilën e solli të shoqëruar me një video.


Ai ka bërë një interpretim të mahnitshëm, ku tashmë edhe shquhet për vokalin e veçantë.

Screenshot 24 11 Foto: Screenshot/YouTube

Muzika dhe teksti është shkruar nga Petro Xhori me miksim dhe masterizim nga Xhumill Fyell.

Për videon vlen të ceket se u kujdes Cloudssblack.

Screenshot 26 6 Foto: Screenshot/YouTube

Menjëherë pas lansimit, fansat reaguan me komente pozitive, duke e përgëzuar për projektet që bën.

Luizi theksojmë se këtë vit ka qenë në vëmendje të madhe, ndër më të kërkuarit në mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/