LAJMI I FUNDIT:

Nikolloski: Nuk ka pajtim, nëse me atë të kërkojnë amnisti për Zaevin dhe familjen e tij

Nikolloski: Nuk ka pajtim, nëse me atë të kërkojnë amnisti për Zaevin dhe familjen e tij

Në intervistë për Radio Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM tha se “pajtimin e paramendojnë që të bisedojnë me OBRM-PDUKM-në për amnistinë e Zoran Zaevit, familjes së tij dhe të tjerëve për krimet që i kanë bërë gjatë periudhës së kaluar”.

Sipas tij, një pajtim të tillë nuk do të ndodhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është interesante se pse tani LSDM e nisën këtë pajtim, për herë të parë flasin për pajtim. Sipas njohurive tona, ideja e pajtimit ka ardhur pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, për shkak se dihet se do t’i humbin zgjedhjet e ardhshme kuvendare dhe pajtimin e paramendojnë në mënyrë që duan të bisedojnë me OBRM-PDUKM-në për amnistinë e Zoran Zaevit, familjes së tij dhe të tjerëve për krimet që i kanë bërë gjatë periudhës së kaluar. Nëse kështu e mendojnë pajtimit, pajtim nuk do të ketë”, tha Nikolloski.


Ai kritikoi sërish Marrëveshjen e Prespës duke thënë se ndryshimi i emrit në Maqedoni mbulohej në strukutra të caktuara, se duhet përkrahur për të jetuar më mirë.

“Ja ku e keni jetën më të mirë. Viti i dytë me radhë që nuk fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE”, tha Nikolloski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori