Lideri i LSDM-së Venko Filipçe duhet të japë dorëheqje pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, në të cilat humbje katastrofike pësoi edhe BDI-ja, tha sot nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski.

"Maqedonia është lyer me të kuqe, OBRM-PDUKM ka fitoren më bindëse. Në rrethin e dytë, presim një tjetër fitore dhe punë", tha Nikoloski në një konferencë për shtyp.


Ai është i bindur se Shkupi do të bëjë zgjedhjen e duhur dhe se kandidati për kryetar bashkie i OBRM-PDUKM-së, Orce Gjorgievski, do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë.

"Orce udhëheq 1:3", shtoi Nikolloski.

Lidhur me kandidatin kundërshtar për qytetin e Shkupit, Amer Mecinoviq nga "Levica", ai theksoi se "ne jemi partnerë me SHBA-në dhe NATO-n" dhe se kjo është një nga arsyet pse po bëjmë përparim.

Ai theksoi, siç tha, fitoren bindëse të OBRM-PDUKM-së në bastionin e LSDM-së në Strumicë dhe tregoi se dorëheqja e Filipçes duhet të pasojë si një akt moral.

Nikolloski beson se në rrethin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Karposhit, qytetarët nuk do të votojnë për Stevço Jakimovskin, i cili është kundërshtar i Sotir Lucrovskit nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/