LAJMI I FUNDIT:

Nikolla Dimitrov më 15 dhe 16 mars për vizitë në Athinë

Nikolla Dimitrov më 15 dhe 16 mars për vizitë në Athinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov të premten dhe të shtunën (15 dhe 16 mars), do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare shkencore të organizuar nga Universiteti i Athinës “Pireas”, me rastin e 20-të vjetorit të ekzistimit të katedrës për studime ndërkombëtare dhe evropiane dhe në nder të profesorit të nderit dhe ish-shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias nga Athina.

Konferenca dyditore me temë “Politika aktive e jashtme greke në shekullin 21” do të mbahet në amfiteatri e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, ndërsa do të ketë pesë diskutime tematike, nga të cilat e fundit i kushtohet rajonit.

Për Ballkanin dhe Evropën Juglindore të shtunën në mesditë do të diskutojnë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe ish-shefat e diplomacive shqiptare dhe bullgare Ditmir Bushati dhe Daniel Mitov.


Pas panelit për “Ndryshimet e Ballkanit” do t’i ndahet çmimi ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, pas së cilës do të pasojë edhe fjalimi i Nikos Koxias, me çka do të përfundojë konferenca.

Gjatë vizitës në kryeqendrën greke, sipas informacioneve AIM, ministri i Punëve të Jashtme do të mbajë edhe takime dypalëshe.

Ftesën e Dimitrovit që të marrë pjesë në konferencë, e zbuloi që në fund të vitit të kaluar osh-shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias në intervistën për AIM./Telegrafi/