LAJMI I FUNDIT:

Nico Williams thuhet se i ka thënë ‘Po’ transferimit te Barcelona

Nico Williams thuhet se i ka thënë ‘Po’ transferimit te Barcelona

Sipas Diario Sport , Nico Williams i ka thënë ‘Po’ ofertës së Barcelonës.

Katalanasit e kanë pritur këtë konfirmim për të ecur përpara me transferimin e anësorit të Bilbaos.


Tani, ata thuhet se duhet të rregullojnë detajet financiare për të financuar marrëveshjen, e cila, megjithëse komplekse, është thelbësore për ta realizuar atë.

Barça do të shpenzojë mbi 60 milionë euro për të transferuar Williamsin në Camp Nou.

Goditje e rëndë për Barcelonën: Nuk do të mund të regjistrojë asnjë transferim derisa të marrë një vendim tronditës
Lexo po ashtu Goditje e rëndë për Barcelonën: Nuk do të mund të regjistrojë asnjë transferim derisa të marrë një vendim tronditës

Nëse gjithçka shkon mirë, klubi do të përfundojë nënshkrimin javën e ardhshme.

Barcelona ka që 2 muaj që tenton transferimin e lojtarit dhe duket se do ta finalizojë më në fund. /Telegrafi/