Ngriti kupën e parë jashtë Bayern Munichut, Thomas Muller bëhet gjermani më i trofeshëm në histori

Sulmuesi i famshëm, Thomas Muller fitoi trofeun e tij të parë të klubit jashtë Bayern Munichut dhe arriti një arritje të jashtëzakonshme - u bë futbollisti gjerman më i trofeshëm në historinë e futbollit.
Gjermania ka nxjerrë kaq shumë kampionë të mëdhenj të futbollit, por Thomas Muller i ka tejkaluar të gjithë. Mbrëmë ai fitoi trofeun e tij të 35-të në karrierë.
Edhe pse të gjithë prisnin që ai t’i jepte fund karrierës pasi të largohej nga Bayern, klubi i tij i vetëm në jetë, të paktën deri këtë verë, Muller e habiti botën dhe u transferua në Kanada. Klubi i tij i ri është Vancouver Whitecaps.
4️⃣ EVER LEGACY. 4️⃣ EVER 'CAPS. 🏆🏆🏆🏆
Job's not done. Come cheer on your champs in the #MLSCupPlayoffs! Text PLAYOFFS to (604) 305-4530 or click the link to text us for pre-sale access! (Sign-up closes at 11:59pm on Oct 1)
📲 https://t.co/VW3lOmGdyr#VWFC | #CanChamp pic.twitter.com/fmHdb4DwDv
— X - Vancouver Whitecaps FC (@WhitecapsFC) October 2, 2025
Jo vetëm që filloi të luante për Vankuverin, por menjëherë fitoi një trofe. Ai u bë kampion i Kanadasë duke mposhtur rivalin e qytetit Vancouver FC me rezultatin 4-2 në ndeshjen e fundit të ‘play-off’-it.
Muller shënoi një gol nga pika e bardhë për ta bërë rezultatin 2-0 dhe asistoi më pas, duke u larguar nga loja në minutën e 79-të. Ai kontribuoi në fitimin e trofeut dhe në të njëjtën kohë u bë futbollisti gjerman që fitoi më shumë trofe në histori.
🏆 Thomas Müller has become the outright most decorated German footballer of all-time with 35 trophies after winning the Canadian Championship with Vancouver Whitecaps
He has also scored his 300th career goal for club & country
He got a goal and an assist in the final (4-2 vs… pic.twitter.com/RVj7F6MHds
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) October 2, 2025
Ky është trofeu i 35-të në karrierën e tij për sulmuesin e famshëm, duke tejkaluar Toni Kroos, me të cilin ndante vendin e parë deri dje.
Ky 36-vjeçar ka fituar 13 trofe të kampionatit gjerman me Bayernin, dhe ndër trofetë e tij më të rëndësishëm, ai ka edhe titullin e Kupës së Botës me Gjermaninë dhe dy Liga të Kampionëve me Bavarezët. /Telegrafi/




































