Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj ministrit në detyrë të MKRS-së, Kujtim Gashi.
“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër K.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 në paragrafi 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri K.G., gjatë vitit 2015 deri në tetor të vitit 2016 në Prizren, në cilësinë e kryesuesit të asamblesë komunale duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorur pasurinë publike me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV “Besa” dhe TV “Opinion”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Telegrafi.
“I pandehuri K.G., pa procedurë të tenderimit lidh kontrata për transmetimin dhe ritransmetimin e seancave të Asamblesë Komunale në Prizren, me TV “Besa” me datë 08.01.2015 në shumë prej 250 euro për çdo seancë, ndërsa pagesat për këto shërbime janë autorizuar gjatë vitit 2016 në shumë prej 1750 euro.
Po ashtu, i njëjti ka lidhur kontratë me TV “Opinion” me datë 08.01.2015 në shumë prej 400 euro për transmetimin e seancave të Asamblesë Komunale ndërsa pagesat janë autorizuar gjatë vitit 2015 dhe 2016 në shumë prej 6700 euro. Pagesa totale për këto dy televizione ka arritur shumën totale prej 8.450 euro në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik, Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive si dhe Rregulloren e thesarit për shpenzimin e parasë publike”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri K.G., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra – rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës
Laboratori hematologjisë vjen donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Qeveria e RMV-së propozon edhe tre ambasadorë të rinj, iniciohet procedurë për tërheqjen e nëntë ambasadorëve
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij