Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur këtë të premte aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit B.V.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdar.


I njëjti bëhet e ditur se është arrestuar nga Policia e Kosovës me datë 21.02.2023.

“Me këto veprime i pandehuri B.V. ka kryer veprën penale ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’, nga neni 138 paragrafi 1 lidhur  me veprën penale  kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/