LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuza për tentim vrasjen e Ziadin Selës

Ngritet aktakuza për tentim vrasjen e Ziadin Selës

Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot në Gjykatën Penale ka dorëzuar aktin prokuror kundër dhjetë personave për tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela.

“Të akuzuarit, së bashku me persona tjerë të cilët për momentin nuk u është vërtetuar identitetit, kanë tentuar ta vrasin të lënduarin Ziadin Sela. Një pjesë e të akuzuarve kanë shfrytëzuar lëndë të forta, me të cilat e kanë goditur të dëmtuarin dhe i kanë shkaktuar lëndime seioze për jetën e tij. Të akuzuarit tjerë veprën e kanë kryer me grushta”, njoftoi Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurori Publik ka dorëzuar edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për dhjetë të akuzuarit, ndërsa për njërin prej tyre masën e arrestit shtëpiak.


“Prokuroria vlerëson se ekzistojnë baza ligjore për vazhdimin e masës së kërkuar për siguri, pasi ekziston bazë për arratisjen e tyre, ndikim mbi dëshmitarët, si dhe kryerje të veprave tjera penale”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori