LAJMI I FUNDIT:

Ngritet aktakuza e gjashtë për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë – katër prej tyre për gjykim në mungesë

Ngritet aktakuza e gjashtë për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë – katër prej tyre për gjykim në mungesë

Prokuroria Speciale njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Z.V për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit, aktakuza kundër të pandehurit me iniciale Z.V. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale).

Aktualisht kjo vepër është inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


“Kjo është aktakuza e gjashtë e Prokurorisë Speciale për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve dy janë në praninë e të pandehurit dhe katër për gjykim në mungesë”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/