LAJMI I FUNDIT:

Ngriten 37 aktakuza kundër 53 personave – vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Ngriten 37 aktakuza kundër 53 personave – vetëm gjatë 24 orëve të fundit

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza, kundër pesëdhjetetre (53) personave.

Sipas njoftimit për media, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.


Raporti për të gjitha prokuroritë në Kosovë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona, të kërkuar përmes INTERPOL-it. Po ashtu, nga kjo Prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjithsej njëmbëdhjetë  (11) aktakuza, ndaj njëzetedy (22) personave. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori