Ngrënia e hudhrës për trajtimin e akneve, çfarë thonë dermatologët për trendin në TikTok?

Në rrjetet sociale është përhapur një trend për ngrënien e hudhrave të papjekur për të hequr qafe aknet në fytyrë.
Përmes një videoje në TikTok me afro 24 milionë shikime, një përdoruese dokumentoi udhëtimin e saj të ngrënies së hudhrës së papërpunuar për të luftuar aknet hormonale. Një përdorues tjetër, videoja e të cilit mori 14.4 milionë shikime, ndau progresin e ngrënien së hudhrës së papërpunuar për të trajtuar aknet dhe njollat e errëta, shkruan Verywellhealth.com.
Ndonëse hudhra mund të duket si një alternativë e arritshme dhe e përballueshme për trajtimet e akneve – veçanërisht nëse nuk keni akses të lehtë te një dermatolog, ekzistojnë disa arsye ku mund të mendoi dy herë përpara se ta provoni këtë metodë.
A mund të shërojë aknet ngrënia e hudhrës së papërpunuar?
Hudhra është përdorur në mjekësi për shekuj me radhë si trajtim për të gjitha llojet e sëmundjeve, si kolesteroli i lartë dhe sëmundjet e arterieve koronare.
Megjithatë, nuk ka pasur mjaft studime për të thënë me siguri se mund të pastrojë aknet, tha dermatologia, Rachel Nazarian.
“Nuk ka prova të mjaftueshme të mbështetura nga shkenca që duhet ta hani hudhrën për trajtim aknesh”, deklaroi Nazarian.
“E vërteta është se asnjë sasi hudhre që konsumoni nuk do të ndihmojë në kurimin e akneve”.
Një rishikim i vitit 2014 zbuloi se hudhra ka përbërës që mund të parandalojnë rritjen e baktereve dhe kërpudhave të caktuara, duke ndihmuar potencialisht me disa sëmundje të lëkurës. Megjithatë, studiuesit nuk thanë nëse hudhra do të ishte e dobishme specifikisht për trajtimin e akneve.
Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se shkaqet e akneve mund të jenë shumë të ndryshme për çdo person që ka këtë çrregullim. Sipas dermatologes Melanie Palm, aknet mund të vijnë nga ndryshimet hormonale apo edhe përdorimi i kozmetikës ose produkteve të kujdesit të lëkurës që bllokojnë poret dhe shkaktojnë puçrra.
A rekomandojnë ekspertët të provoni hudhrën për trajtimin e akneve?
Nëse vërtet dëshironi të provoni të hani hudhër të papërpunuar për të luftuar aknet pavarësisht mungesës së provave, Geddes-Bruce rekomandon të filloni me moderim. Për shembull, thjesht filloni duke përdorur më shumë hudhër për të shijuar darkën tuaj.
Ekspertja nuk rekomandon që të hani çdo ditë thelpinj hudhre të papjekur për trajtimin e akneve.
“Hudhra e tepërt e papërpunuar mund të jetë irrituese, gjithashtu edhe mban erë të keqe. Ne kemi mënyra shumë më efektive për të trajtuar aknet që janë në dispozicion”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura