LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja që shokoi opinionin në Gjermani, 13-vjeçaren e torturojnë bashkëmoshataret – ia shkundin hirin e cigares dhe ia digjnin flokët

Ngjarja që shokoi opinionin në Gjermani, 13-vjeçaren e torturojnë bashkëmoshataret – ia shkundin hirin e cigares dhe ia digjnin flokët

Dhjetë ditë më parë, një vajzë Luiza (12) u vra në Gjermani, dhe tani vendi është tronditur nga një krim i ri i tmerrshëm i dhunës së bashkëmoshatarëve.

Përkatësisht, në qytetin e Schleswig-Holstein, një grup vajzash të moshës 14 deri në 17 vjeç dyshohet se kanë torturuar një vajzë 13-vjeçare për orë të tëra dhe kanë filmuar gjithçka me telefon, transmeton Telegrafi.

Dhjetëra vajza i derdhën lëng në kokë viktimës, ia shkundnin hirin e cigares dhe i vunë flakën flokëve, ndërsa vajza përpiqej të ngrihej, e njëra prej tyre filloi t’i bërtiste: “Ulu dhe më lut! Unë nuk do të të lërë të shkosh kaq lehtë”.


Ky rast tërhoqi shumë vëmendjen e opinionit, sidomos sepse, ashtu si në rastin e Luizës së vrarë, vajza e torturuar njihte personat që e keqtrajtonin.

Mediat gjermane raportojnë se kjo nuk është hera e parë që vajza 13-vjeçe kishte pësuar sulme dhe dhunë të përmasave të tilla, pasi ajo vazhdimisht kishte patur problem me një grup të bashkëmoshatareve që e keqtrajtonin siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë.

Në video shihet viktima duke qare dhe lutur vajzës që të mos e godasin në hund, por ato assesi të ndaleshin. Mediat gjermane raportojnë se ky krim i tmerrshëm ka ndodhur në fund të shkurtit, por që nëna e vajzës tani ka vendosur të flet për gjithçka, dhe ka paralajmëruar opinionin për problemin në rritje të dhunës që po ndodhë mes të rinjve.

Policia gjermane ka identifikuar sulmuesit, kurse vajza ka marrë tretman mjekësor. E ëma e viktimës ka thënë se torturimi mori fund falë ndërhyrjes së një kalimtari të guximshëm, shkruan raporton RTL.

“Ai e kishte ditur në çfarë rreziku ishte bija ime, e mori afër vetes kur ajo e luti për ndihmë. Jam falënderues”, tha e ëma e saj.

E sipas gjykatësit të rastit, kryesit e kësaj vepre nuk do të ndiqen penalisht për faktin se bëhet fjalë për fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori