Një grua është ngacmuar nga një person i cili është arrestuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë / 30.03.2026 – 13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/