LAJMI I FUNDIT:

Nga sot vijon afati dhjetëditor për formimin e Qeverisë së re

Nga sot vijon afati dhjetëditor për formimin e Qeverisë së re

Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për dhënien e mandatit partisë ose partive që kanë shumicën në Kuvend për formimin e qeverisë së re. Deri tani, nuk ka njoftim nga kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova se kur do t’i japë mandatin kreut të opozitës së deritanishme Hristijan Mickoski pasi një shumicë e re u konfirmua me deputetët që votuan zgjedhjen e kreut të ri në Kuvend.

Pas dhënies së mandatit, Mickoski do të ketë njëzet ditë afat për të prezantuar para deputetëve kabinetin e tij qeveritar si dhe programin e qeverisë së ardhshme.

Sipas paralajmërimeve, mandatari i ardhshëm nuk planifikon të shfrytëzojë në maksimum afatet dhe qeveria e re mund të jetë e votuar deri më 20 qershor.


Një marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it është pothuajse e konfirmuar kurse palët flasin hapur se negociatat janë në fazën e caktimit të posteve të eshalonit të dytë dhe të tretë si dhe të harmonizimit të programit.

Sipas kësaj marrëveshje e cila akoma është jozyrtare, VLEN-it do të t’i takojnë gjashtë ministra, njëri prej të cilëve do të jetë edhe zv/kryeministër i parë, si dhe shtatë zv.ministra. VLEN nuk e mohoi dhe as nuk e konfirmoi edhe informacionin që do t’i takojnë edhe rreth 400 drejtori.

Nga ana tjetër, ZNAM pritet të marrë dy poste ministrore por është akoma e paqartë sa zv/ministra dhe drejtori do të ndahen për partinë e Maksim Dimitrievskit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori