LAJMI I FUNDIT:

Kategorizimi i ri i komunave lidhur me COVID-19, katër janë në zonën e kuqe

Kategorizimi i ri i komunave lidhur me COVID-19, katër janë në zonën e kuqe
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot hyn në fuqi kategorizimi i ri i komunave lidhur me COVID-19, sipas numrit të infektuarve në  100.000 banorë brenda një jave.

Sipas njoftimit për media thuhet se në zonën e kuqe në të cilat bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës, janë katër komuna si Prishtina, Fushë Kosova, Suhareka dhe Zveçani.

Në njoftim tutje thuhet se në zonën e verdhë ku bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës, janë 11 komuna.


“Lipjan, Obiliq, Vushtrria, Prizren, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe Mitovica e Veriut”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës, janë 24 komuna.

“Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Leposaviqë, Zubin Potoku, Mamush, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja”, thuhet tutje në njoftimin e MSH-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori