LAJMI I FUNDIT:

Nga sot e deri më 4 tetor mund të votoni përmes postës

Nga sot e deri më 4 tetor mund të votoni përmes postës

Shtetasit e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, nga sot do të mund të votojnë përmes postës.

Votimi përmes postës nga diaspora do të përfundojë më 4 tetor. Këtë vendim dje e ka marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve .

Në mbledhjen e mbajtur dje KQZ paraqiti raportin e lidhur me periudhën e regjistrimit për votim jashtë vendit, e cila ka filluar më 30 shtator dhe është përmbyllur më 10 shtator.


Gjatë kësaj periudhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre:

– 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës;

– 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe

– 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues.

Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj. /Telegrafi/