LAJMI I FUNDIT:

Nga shoqëria civile thonë se përfshirja e Amerikës në dialog i jep fuqi marrëveshjes finale

Nga shoqëria civile thonë se përfshirja e Amerikës në dialog i jep fuqi marrëveshjes finale
Vizita e Richard Grenell në Kosovë

E për vizitën e Richard Grenell dhe përfshirjen e SHBA-së direkt në dialogun Kosovë-Serbi, njohësit e zhvillimeve politike thonë se kjo është shenjë që do të ketë përpjekje më të mëdha për arritjen e marrëveshjes finale.

Përfshirja amerikane në procesin e dialogut Kosovë – Serbi i jep fuqi përfundimit të marrëveshjes mes dy shteteve, përcjell Telegrafi.

Kështu po thotë Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim, sipas të cilit asnjë marrëveshje në botë pa prezencën e SHBA-ve nuk ka qenë e suksesshme.


“Po bëhen gati një vit kur bisedimet me Serbinë janë ndalur. Është koha e fundit të rifilloj dialogu me Serbinë dhe besoj se me një shtytje të amerikanëve gjërat do të shkojnë në një momentum më të mirë…Në çdo vend të botës, marrëveshjet që bëhen pa prezencë amerikane nuk janë të suksesshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Visar Xhambazi.

Jetmir Bakija nga Demokracia Plus thotë se përfshirja e Amerikës është shenjë që do të ketë përpjekje më të mëdha për arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve.

“SHBA janë të interesuar të përfshihen në dialog në mënyrë që të mos kenë influenca fuqitë tjera në Ballkan dhe ky dialog të ketë një epilog”, deklaroi Jetmir Bakija.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka caktuar, Richard Grenell si përfaqësues special të SHBA-ve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori