Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është hapur për të treguar gjithçka sa i përket shtatzënisë së saj.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është përgjigjur pyetjeve të fansave, të cilat ishin nga më të ndryshmet.


Nuk do të mungonte as pyetja se si e ka pritur lajmin bashkëshorti i saj, i cili fillimisht nuk mund të besonte se mrekullia ka ndodhur.

aferditadreshaj 121342559 354211262396758 7551158161843061710 n (Foto: Instastory)

“Ai nuk mund të besonte. Unë bërtisja dhe i tregova testin. Ai më tha se nuk do besoj derisa mjeku të thotë po”, ka shkruar ajo.

Dreshaj tregoi po ashtu se nuk ka ndonjë ide për emrin e foshnjës që do vije në jetë, ndërsa lindjen do ta ketë në mënyrë natyrale.

aferditadreshaj 121178002 683126045919031 6237994329988152092 n (Foto: Instastory)

Ajo në disa imazhe nuk shihet edhe me aq barkun e fryrë, ndërsa thekson se është në muajin e pestë dhe se ka kohë që t’i rrumbullakoset.

Modelja përndryshe kurorëzoi dashurinë me martesë dy vite më parë, me hokeistin e njohur çek, Jakub Kindl. /Telegrafi/

aferditadreshaj 121148247 344814109907567 7317984775449946347 n (Foto: Instastory)