LAJMI I FUNDIT:

Nga PZAP thonë se e respektojnë vendimin e Supremes (Video)

Nga PZAP thonë se e respektojnë vendimin e Supremes (Video)

Kryesuesi i Sekretarit të PSAP-it, Mulë Desku, ka deklaruar se nuk i komentojnë deklaratat politike, por megjithatë ai ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së djeshme i ka dorëzuar dy ankesa në Gjykatën Supreme kundër rinumërimit të votave për Prishtinën dhe Prizrenin, për të cilat ankesa Supremja ka vendosur në favor të LVV-së. Lidhur me këtë, Desku ka thënë do t’ju binden institucioneve. Ai po ashtu tha se për çdo pakënaqësi që kanë subjektet politike kundrejt PZAP-it, duhet t’iu drejtohen rrugëve ligjore. /KP/