Site icon Telegrafi

Nga Pedri te Vincius, Haaland e Mbappe formacioni i futbollistëve më të shtrenjtë në botë

Dominimi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në futboll është drejt fundit dhe më së miri e tregon çmimi i tyre.

Dy më të mirët në histori të futbollit tani kanë një vlerë modeste pasi kanë bërë vitet dhe janë në perëndim të karrierës.

Ylli portugez ka një vlerë prej 20 milionë eurove, derisa Liionel Messi vlerësohet 50 milionë euro nga Transfermarkt.

Faqja e specializuar për vlerat e futbollistëve në botë ‘Transfermarkt’, ka përditësuar vlerat në treg me Kylian Mbappen që vazhdon të mbetet futbollisti më i shtrenjtë në botë.

Francezi vlerësohet 160 milionë euro, duke lënë mbrapa norvegjezin Erling Haaland me 10 milionë euro më pak.

Transfermarkt ka publikuar formacionin më të vlefshëm në botë, duke vendosur futbollistët më të vlefshëm në pozitat që kanë.

Thibaut Courtois është portieri më i shtrenjtë me vlerë 60 milionë euro, derisa mbrojtja përbëhet nga Trent Alexander-Arnold, Matthijs de Ligt, Ruben Dias e Alphonso Davies.

Interesant është fakti se treshja e mesfushës më të shtrenjtë në botë kanë çmimin e njëjtë prej 90 milionë eurove dhe ata janë Pedri, Jude Bellingham e Phil Foden.

Ndërkohë treshja e sulmit është e frikshme me Kylian Mbappen, Vinicius JR e Erling Haaland. /Telegrafi/

Exit mobile version