Nga ora 09:00, disa lagje të Ferizajt do mbesin pa ujë

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 26 mars 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes për disa konsumatorë.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë banorët e rrugëve “Afrim Abazi” dhe “Ferat Hashani” në Ferizaj, duke filluar nga ora 09:00.
“Ndërprerja e furnizimit me ujë do të realizohet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj”, thuhet në njoftim.
Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për këta konsumatorë pritet të rikthehet në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 16:00.
Nga KRU “Bifurkacioni” kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjen e përkohshme, duke theksuar se punimet janë në funksion të përmirësimit të shërbimeve. /Telegrafi/




















































