Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka bërë një përmbledhje të detajuar të vitit të tij të parë në krye të Dardanëve, duke dhënë opinionin e tij mbi progresin e skuadrës, afrimin e lojtarëve të rinj dhe pritshmëritë për sfidat e ardhshme.
Në një intervistë për faqen zyrtare të FFK-së, Foda shpreh kënaqësinë për arritjet e ekipit gjatë vitit 2024 dhe optimizmin për ndeshjen kundër Islandës në mars 2025, që mund të ngrejë Kosovën në Ligën B të UEFA Nations League.
Po ashtu, Foda ka ndarë përshtypjet e tij edhe mbi kampin stërvitor të organizuar për talentet premtuese të së ardhmes dhe rëndësinë e mbështetjes së tyre për zhvillimin e ekipit kombëtar.
Trajner, ky ka qenë viti juaj i parë duke drejtuar Kosovën. Si mund ta përshkruni këtë vit nga perspektiva juaj?
FODA: Në përgjithësi, mund të jemi shumë të kënaqur me vitin 2024. Ekipi është zhvilluar jashtëzakonisht mirë gjatë dhjetë muajve të fundit. Tani kemi një dinamikë të shkëlqyer, konkurrencë të fortë brenda grupit dhe mbi të gjitha, një frymë të madhe ekipi. Tani, thjesht duhet të vazhdojmë këtë progres në vitin 2025. Jam shumë i sigurt se në ndeshjet e ardhshme kundër Islandës, do të performojmë mirë edhe atje.
Gjatë 2024-s ekipit Kombëtar të Kosovës i janë bashkuar shumë futbollistë. Sa kanë arritur të inkorporohen në ekip këta lojtarë dhe si e vlerësoni afrimin e tyre?
FODA: Çdo trajner është i lumtur kur ka lojtarë të rinj që sjellin energji të freskët në ekip. Siç e përmenda më parë, tani kemi konkurrencë të fortë brenda skuadrës, gjë që është shumë e dobishme për ekipin. Besoj fort se këta lojtarë i kanë dhënë ekipit një impuls të ri, siç u tregua qartë në ndeshjet e fundit.
Marsi do të na sjell ballafaqimin kundër Islandës, i vlefshëm për “play off”, ku mund të ngjitemi në Ligën B, si e vlerësoni kundërshtarin dhe ekipin tonë?
FODA: Megjithatë, mendoj se jemi pak të zhgënjyer që përfunduam vetëm të dytët në grupin tonë, veçanërisht pasi ndeshja e fundit në Rumani tregoi se ishte e mundur më shumë në këtë grup. Islanda ka një ekip shumë dinamik dhe atletik. Shumë prej lojtarëve të tyre luajnë në liga të forta jashtë vendit. Megjithatë, nëse mund të ndërtojmë mbi performancat e vitit 2024, veçanërisht nëse luajmë si në ndeshjen e fundit jashtë fushe në Rumani, atëherë kemi shanse shumë të mira të përballemi me Islandën dhe, mbi të gjitha, të ngjitemi në Ligën B.
Gjatë katër ditëve të kaluara, FFK ka organizaur një kamp me talentët dhe lojtarët premtues të së ardhmes, të cilët janë potencial për Kombëtaren A të Kosovës. Si shkoj kampi dhe a jeni i kënaqur me atë që futbollistët treguan në këtë kamp?
FODA: Për ekipin tim të trajnerëve dhe për mua, ishte e rëndësishme të njihnim personalisht lojtarët më të mirë ose talentet e reja më premtuese që mund të jenë të përshtatshëm për ekipin kombëtar të Kosovës në të ardhmen. Donim të shikonim më nga afër aftësitë e tyre atletike këtu në vend. Gjithashtu, donim të kishim biseda me ta. Dhe besoj se seancat stërvitore gjatë ditëve të fundit ishin shumë, shumë të mira.
Kishim intensitet të mirë në stërvitje. Lojtarët janë të gjithë shumë të etur për të mësuar, shumë kuriozë, por gjëja më e rëndësishme për ne ishte t’ua përcillnim idetë, parimet dhe rregullat tona lojtarëve brenda ekipit kombëtar. Dhe e kemi bërë këtë gjatë ditëve të fundit. Jemi shumë, shumë të kënaqur me këtë kamp stërvitor.
Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen të vazhdojmë të mbajmë kampe të tilla stërvitore, sepse këta janë lojtarët tanë të së ardhmes, talentet tona për të ardhmen. Duhet t’i kultivojmë dhe t’i zhvillojmë më tej. Siç e përmenda tashmë, do të jetë thelbësore për ne të mbështesim këta lojtarë të rinj në të ardhmen. Shumë prej tyre tashmë luajnë jashtë vendit, ndërsa të tjerë luajnë këtu në ligën vendase. Duhet t’i shoqërojmë, t’i promovojmë, t’i zhvillojmë më tej dhe të përpiqemi t’i mbështesim në punën e tyre të përditshme, sepse këta lojtarë përfaqësojnë të ardhmen e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler