Para se të marrë ftesën për në ishull, Veliu ka qenë i vëzhguar për më shumë se një vit. Lajmi është konfirmuar nga Veliu, por edhe nga trajneri i tij. Lojtari shpreson shumë se do t’ia arrijë qëllimit që t’i kalojë provat e për këtë garanton edhe trajneri Osmani, i cili ka punuar shumë me këtë futbollist.

Veliu edicionin e kaluar ishte nga futbollistët më të dalluar në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prishtinës dhe i vetmi nga lojtarët e shkollave llapjane i përzgjedhur në Përfaqësuesen U-15 të Kosovës.


Veliu mund të luajë në mesfushë dhe sulm, derisa ka shumë karekterisitika që e bëjnë atë një futbollist premtues.Ndyshe, Shkolla e Futbollit ‘Liridoni’ njihet për kultivimin e talentëve. /Olle 

telegrafi sport app