Daniel Craig mbërriti në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia me rolin e një amerikani që është homoseksual dhe i varur nga droga në filmin “Queer” të regjisorit Luca Guadagnino.
U largua nga roli i agjentit të fshehtë britanik James Bond, dhe Craig tani interpreton një karakter të dehur dhe të paorganizuar që në Meksikë, në vitet 1950, bie në dashuri me një djalë më të ri. Skenat intime mes tyre pritet të jenë temë diskutimi në botën e kinematografisë.
Por, aktori 56-vjeçar nuk është i shqetësuar se sa shumë skenat eksplicite do të jenë tituj kryesorë në media. “Daniel është aq i hapur në këtë film sa i përket shpirtit”, tha Guadagnino.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/ki2.png)
Regjisori italian, i cili tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2017 me filmin “Call Me By Your Name”, tha se shpreson që publiku të shohë diçka më shumë sesa seksin në film.
“Mendoj se Daniel është aq bukur i hapur në këtë film sa i përket shpirtit dhe publiku do të lidhet pikërisht me këtë, pa marrë parasysh sa i zhveshur është në ekran”, shtoi ai.
Guadagnino tha gjithashtu se kishte dëshiruar prej kohësh të punonte me Craigin, të cilin e kishte takuar para 20 vitesh. “Gjithmonë kemi thënë se një ditë do të punojmë së bashku dhe e bëmë”, përfundoi regjisori.
Për çfarë bëhet fjalë në film?
Në dallim nga sukseset me buxhet të madh, “Queer” është xhiruar tërësisht në një studio në Romë. Personazhi i Craig, William Lee, jeton një jetë të vetmuar në Ciudad de Mexico, duke vizituar bare dhe duke konsumuar pije të forta, derisa bëhet i fiksuar pas një biseksuali të tërhequr, të interpretuar nga Drew Starkey. Ky i fundit shpejt bashkohet me një komunitet emigrantësh amerikanë me famë të keqe.
Craig dhe Starkey ndoqën së bashku kurse vallëzimi për të arritur një intimitet më të madh. “Kjo na ndihmoi të thyhej akulli”, tha Craig. Filmi bazohet në romanin e papërfunduar të shkrimtarit amerikan William S. Burroughs, dhe fundin e tij e shkroi skenaristi Justin Kuritzkes. “Queer” është një nga 21 filmat që konkurrojnë për çmimin ‘Luani i Artë’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-69-780x439.jpg)
Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet
![Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-13-780x439.png)
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë
![Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-70-780x439.jpg)
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve
![I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-67-780x439.jpg)
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin
![Donald Trump sfidon sërish Taylor Swift: MAGA nuk fal aq lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/drakki-e1739290541251-780x439.png)
Donald Trump sfidon sërish Taylor Swift: MAGA nuk fal aq lehtë
![Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dafina-55-780x439.png)
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht