Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Ai ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke filluar që nga incidentet që ndodhën në sfidën ndaj Rumanisë në Ligën e Kombeve, e deri tek trajnerët që ka pasur ndër vite kombëtarja e Kosovës.


Tutje ai ka rrëfyer për punën e Franco Fodës dhe ka treguar se sa është i kënaqur me punën e deritanishme të teknikut gjerman në krye të ‘Dardanëve’.

Presidenti Ademi gjithashtu u ndal për të folur në veçanti për Edon Zhegrovën i cili këtë sezon ka ‘shpërthyer’ tek klubi i tij Lille, ku i ka sugjeruar atij se ku duhet ta bëjë hapin e ardhshëm në karrierë.

agi

Në vazhdim, ai ka thënë disa fjalë edhe për trajnerët si Albert Bunjaku, Alain Giresse dhe Franco Foda, duke treguar se cili prej tyre ka qenë më i paguari tek Kosova.

Gjithashtu ai foli edhe për kohën sa ishte president i Kosovës së Prishtinës (26 vite) duke treguar për investimet që ka bërë tek ai klub.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Ademi i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent Fix , LaskoPro Transport dhe Muqa Solar./Telegrafi/

telegrafi sport app