Nga gjumi te rrahjet e zemrës: Efektet e vetëm një gote verë, për 24 orë

Vetëm një gotë verë mund të ndikojë në trupin tuaj në një sërë mënyrash brenda 24 orësh pasi të keni pirë, nga gjumi e deri të rrahjet e zemrës
Sapo pini një gotë, alkooli absorbohet shpejt në gjak dhe lëviz në të gjithë trupin tuaj. Një sasi e vogël absorbohet në enët e vogla të gjakut në gojën tuaj, por pjesa më e madhe absorbohet në qarkullimin e gjakut nga stomaku dhe zorra juaj e hollë.
Rreth 20% shpërndahet në stomak, sipas Qendrës së Varësisë (Addiction Center), një shërbim referimi për trajtimin e çrregullimeve të përdorimit të substancave, ndërsa pjesa tjetër tretet në zorrën e hollë. Mëlçia prish alkoolin me një shpejtësi prej rreth një pije në orë, që do të thotë se në momentin që do zgjoheni mëngjesin tjetër, pija juaj do jetë përpunuar plotësisht.
Sidoqoftë, jo të gjithë e përpunojnë alkoolin në të njëjtën mënyrë, ose me të njëjtën shpejtësi.
Efektet e alkoolit pas një periudhe 24-orëshe varen nga sa shpejt trupi juaj mund të prishë alkoolin, nëse e keni pirë me stomakun bosh, sa shpejt e keni pirë dhe si është toleranca juaj.
Nëse pini verë rrallë, ka shumë të ngjarë që t’i ndjeni efektet e saj me më shumë intensitet sesa dikush që e pi çdo ditë pas pune. Ushqimi, veçanërisht ushqimi i yndyrshëm vonon se dhe sa shpejt “mund t’ju zërë pija”.
Lloji i verës që zgjidhni mund të ndikojë edhe në reagimet tuaja.
Nëse jeni shumë të ndjeshëm ndaj histamines në verën e kuqe – e kuqja mund të ketë deri në 200% më shumë histaminë se e bardha – atëherë mund të keni dhimbje koke për rreth 15 minuta, edhe pas një pije. Vini re që ju zgjatni dorën për në Advil pas një gote të vetme vere? Mund të jetë koha të flisni me mjekun tuaj për një test alergjie.
Verërat e kuqe kanë përparësi, sidoqoftë.
Polifenolët në verën e kuqe shkaktojnë çlirimin e oksidit nitrik, i cili mund të relaksojë stomakun tuaj dhe të ndihmojë me tretjen.
Ju mund të ndjeni disa ndryshime të rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut, por shkenca thotë se ato do të zhduken shumë shpejt.
Për sasi të vogla të alkoolit, ndoshta nuk do të shkaktonte ndonjë ndryshim drastik të nesërmen, por disa studime kanë treguar një rritje të lehtë të presionit të gjakut mëngjesin tjetër.
Një gotë e vetme verë mund të jetë gjithashtu dehidratuese nëse nuk jeni të hidratuar mirë para se të pini verën. Ju mund të ndiheni si të paqartë dhe me shumë të ngjarë të harroni vogëlsira, por sigurisht edhe kjo nuk zgjat shumë.
Një “zonë” tjetër ku vera ndikon është edhe gjumi.
Alkooli mund të shkaktojë shqetësime të gjumit, kështu që ju mund të zgjoheni të lodhur ditën tjetër.
Ekspertët e pyetur nga Bustle: Dr. Natasha Bhuyan, Dr. Neha Pathak
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët