Site icon Telegrafi

Nga gjetja e orës së saktë në mikrovalë e deri te miu që iu hyri në shtëpi – Santiana rrëfen sekretet e Big Brother VIP Kosova pas daljes

Santiana Maloku në "Shok Podcast" (Foto: Onima Entertainment/YouTube)

Santiana Maloku, një nga banoret më të diskutuara të “Big Brother VIP Kosova”, ishte së fundmi e ftuar në “Shok Podcast” ku bisedoi me moderatorin Fis Junikun për eksperiencën e saj në BBVK.

Gjatë kësaj bisede të hapur, Santiana zbuloi disa nga sekretet e përditshmërisë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, duke dhënë një pasqyrë të re të jetesës atje.

Fis Juniku e kërkoi të ndajë mendimet e saj rreth vendimit të produksionit për të larguar pajisjen e vrapimit nga shtëpia për këtë sezon – një ndryshim që u vu re nga fansat, pasi në edicionin e kaluar banorët shpesh kontrollonin kohën përmes saj.

Santiana Maloku në “Shok Podcast” (Foto: Onima Entertainment/YouTube)

Santiana dhe Fisi qeshën ndërsa shpjegonin se këtë vit ata kishin vendosur të përdorin mikrovalën si një metodë alternative për të ditur orën e saktë. Megjithatë, kur produksioni e zbulonte këtë, ndërronte orën e mikrovalës për t’i çorientuar ata.

Gjatë intervistës, modelja nga Gjakova zbuloi gjithashtu një incident të pazakontë që ndodhi gjatë qëndrimit të saj në BBVK, i cili nuk ishte treguar më parë nga produksioni.

Santiana tregoi se si një mi i vogël kishte hyrë në shtëpi dhe kishte prekur shumë nga ushqimet, duke krijuar një situatë stresi për banorët. Ky informacion ishte mbajtur fshehur dhe nuk ishte trajtuar hapur në spektakël, duke i lënë banorët të përballen me papriturinë pa mbështetje ekstreme.

Maloku përndryshe arriti deri në gjysmëfinale të këtij spektakli, i cili në edicionin e dytë u fitua nga ish-futbollisti Lumbardh Salihu. /Telegrafi/

Exit mobile version