Në Kongresin e 65-të të European Quality Congress, i cili u mbajt në Francë, themeluesi dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është nderuar me çmimin European Quality Leader First Finalist nga Organizata Evropiane për Cilësi (EOQ).
Në mesin e personaliteteve të shumta nga Evropa, ShBA, Kina, India, Kanada dhe shumë shtete të tjera, rektori Hajrizi u nderua për kontributin e jashtëzakonshëm në avancimin dhe promovimin e menaxhimit të cilësisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel global. Ky çmim është një vlerësim për përkushtimin dhe punën e tij të gjatë në fushën e cilësisë dhe përpjekjet që kanë ndikuar në ngritjen e standardeve të cilësisë dhe zhvillimin e shoqërisë.
“Për mua dhe për vendin tim, marrja e këtij çmimi është një arritje e veçantë dhe e paharrueshme. Ky çmim nuk është thjesht një nderim personal, por një njohje për gjithë punën që kemi bërë në avancimin e cilësisë dhe në përmirësimin e standardeve të jetesës”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Çmimi i dhënë nga EOQ vlerëson individët që kanë udhëhequr me sukses organizata dhe kanë kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për përmirësimin e cilësisë dhe menaxhimit të saj, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.
Ky çmim është një dëshmi për përkushtimin e rektorit Hajrizi ndaj cilësisë, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke krijuar mundësi për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve të ndryshëm që lidhen me menaxhimin e cilësisë.
Rektori Hajrizi është personaliteti i parë në mbarë trojet shqiptare, dhe ndër personalitetet e pakta në Evropë, që është nderuar me çmim të tillë. Në fjalën e tij, rektori Hajrizi theksoi se ky çmim është një nderim i madh për Kosovën. Ai e konsideroi këtë çmim si një arritje të përbashkët dhe ia dedikoi atë Kosovës, kolegëve dhe familjes.
“Ky çmim është një nderim që ia dedikoj Kosovës, stafit tim, kolegëve dhe familjes time. Motivimi më i madh për mua është ta prezantoj këtë arritje si një sukses të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky çmim konfirmon se Kosova ka kaluar fazën e tranzicionit dhe ka hyrë në zhvillimin e saj të qëndrueshëm”, theksoi rektori Hajrizi.
Organizata Evropiane për Cilësi (EOQ) përfshin më shumë se 70,000 anëtarë dhe 500,000 kompani brenda organizatave anëtare dhe partnere të saj në Evropë dhe në mbarë botën.
Çmimi “European Quality Leader First Finalist” jepet çdo vit nga EOQ për personalitete të njohura që kanë arritur të udhëheqin organizatat e tyre drejt suksesit, si dhe për ata që kushtojnë kohën, energjinë dhe njohuritë e tyre duke ndarë bindjet për të mirën e shoqërisë evropiane!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit