Nga erdhi frymëzimi për modelin e Tesla Cybertruck: Vizatimet e patentave zbulojnë atë që ata ‘kopjuan’

Mund të mos jetë “dizajnuar nga të huajt nga e ardhmja”, siç tha Elon Musk.
Prodhuesi amerikan i befasoi tifozët e veturave kur prezantoi një prototip të kamionit elektrik Cybertruck dy vjet më parë.
Forma e diskutueshme e trupit, me shumë linja të thyera dhe skaje të mprehta, ka ndarë publikun, por pak kanë mbetur indiferentë.
Edhe pse kjo nuk është hera e parë që një prodhues veturash ka zgjedhur një dizajn kaq specifik, duke marrë parasysh pamjen e modeleve të mëparshme të Tesla, Cybertruck nuk pritej të kishte këtë formë.
Njeriu i parë i kompanisë, Elon Musk, tha në stilin e tij se automjeti duket sikur është “projektuar nga alienët nga e ardhmja”.
Sidoqoftë, forma e trupit tashmë është shfrytëzuar në të kaluarën, megjithëse kryesisht në vetura sportive nga fillimi i viteve 1970.
Musk madje pranoi se dizajni i kamionit elektrik ishte frymëzuar nga modeli Lotus Esprit, veçanërisht versioni amfib nga filmi i James Bond “The Spy Who Loved Me” (1977).
Në vitin 2013, Musk sapo e bleu atë veturë në ankand për 865,000 dollarë.
Sidoqoftë, disa vizatime të patentave të mbrojtura nga Zyra Amerikane e Pronësisë Intelektuale zbulojnë modele të tjera që mund të kenë frymëzuar modelin e Tesla Cybertruck, shkruan Fox News.
Një veturë e tillë është projektuar nga Vito Carabetta dhe një vizatim i patentës i vitit 1979 tregon një lidhje me modele të tilla si Lotus Esprit i lartpërmendur, por edhe Lamborghini Countach dhe DeTomasso Pantera.
Gjithashtu interesante është vizatimi i patentës nga Juan Javier Gaytan, i cili tregon mbulesën “trekëndore” të hapësirës së ngarkesave në kamion.
Forma e kapakut të kujton në mënyrë të parezistueshme atë të Cybertruck.
Një vizatim tjetër nga zyra e patentave zbulon një frymëzim të mundshëm për kamionin e Tesla.
Ai është një automjet i pazakontë i projektuar nga Alain Clenet.
Sa i përket versionit të prodhimit të Cybertruck, lajmi i fundit është se prodhimi i serive ka shumë të ngjarë të vonohet për vitin e ardhshëm, dhe mbetet të shihet në çfarë mase modeli prototip do të kopjohet në automjetin që do të shfaqet në treg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Jeff Bezos “mbështet fshehurazi” prodhuesin e EV-ve që të ndërtojë një kamionçinë prej 25 mijë dollarësh

Motoçikleta Ducati Panigale V4 Lamborghini e frymëzuar nga vetura sportive Revuelta

Kia triumfon në iF Design Awards 2025 me një sërë çmimesh për dizajnin inovativ

Jeff Bezos “mbështet fshehurazi” prodhuesin e EV-ve që të ndërtojë një kamionçinë prej 25 mijë dollarësh

Një hap i madh i prodhuesit britanik - zhvillon një motor elektrik pa metale të shtrenjta të rralla tokësore

Shitjet e Tesla po bien, ato të Volkswagen po rriten

Modeli i ri Audi A6 gati për prezantim

Golf 2 vs Golf 7, si të krahasoni dimensionet e të njëjtave modele nga gjenerata të ndryshme?

Biçikletë elektrike që karikohet me kabllo telefoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje