LAJMI I FUNDIT:

Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

Kylian Mbappe ka lajmëruar se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit si lojtarë i lirë

Ylli francez karrierën pritet ta vazhdoj te Real Madridi, ku do t’i bashkohet Los Blancos për pesë vitet e ardhshme.

Mbappe pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029 me Los Blancos, derisa transferimi i tij është falas te Real Madridi.

Mediumi spanjoll ‘AS’ ka publikuar disa nga detajet e kontratës së Mbappes, ku do të fitojë 50 milionë euro dëmshpërblim me nënshkrimin e kontratës.

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain
Lexo po ashtu Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Detajet e kontratës?

Gjithsesi është hedhur apo jo firma, ky është vetëm një detaj pasi operacioni do të kryhet dhe mediat iberike japin edhe detajet. Akordi për 5 vjetët e ardhshme, deri në 2029 do ta bëjë Mbappe lojtarin më të paguar në organikën e Realit të Madridit edhe pse redukton ndjeshëm pagën që merrte te PSG, duke kaluar nga 30 milionë euro neto në vit, te rreth 20 milionë që do të marrë në Spanjë, plus bonuset personale dhe të skuadrës. Edhe shpërblimi për firmën sipas El Chiringuito, nuk do të jetë me dy zero, por 50 milionë euro.

Si do të luajnë ‘Galaktikët’ e rinj?

So te Reali ka emra si  Bellingham, Vinicuius, Rodrygo, Tchouameni Camavinga e Valverde, dhe së shpejti dhe Mbappe, një herë e një kohë ishin Zidane, Figo Ronaldo, Beckham dhe Owen. Me mbërritjet e yllit francez do të vijë edhe versioni i ri i galaktikëve, dhe një tjetër gjigand, por i stolit, si Ancelotti do t’i duhet të gjejë zgjedhjen taktike për të harmonizuar gjithë talentin në një skuadër të vetme.

Ndjesia është se sakrifica do të kryhet duke bërë llogaritë edhe me moshën e senatorëve, ende lider te merengues, si Modric e Kroos, por ndërkohë Ancelotti do të ketë kohën për të studiuar zgjedhjet taktike, siç bëri verën e kaluar për të amortizuar lamtumirën e Benzema dhe mbërritjen e Bellingham, investimit më të madh të vitit të kaluar në afatin kalimtar veror, diçka që u zgjidh në mënyrë të shkëlqyer.

Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit
Lexo po ashtu Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

Ideja kryesore se si mund të luajë Mbappe te Reali është tredhëmbëshi me Bellingham dhe Vinicus, fleksibël, shumë i shpejtë dhe i paparashikueshëm. Me Rodrygo si zëvendësim të parë në një katërshe fantastike për rotacionin mes kampionatit dhe Champions. Mbetet fantazi i shfrenuar për t’i parë të katërt njëkohësisht në dush, çka do të kërkonte sforco ekstra nga Tchoumaeni Valverde dhe Camavinga.

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG
Lexo po ashtu Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Cili do të jetë numri që do ta mbajë Mbappe?

Për komunikatën zyrtare duhet pritur fundi i sezonit, por me shumë mundësi fanella e re e Mbappe do të jetë më e shitura në nivel global. Çfarë numri do të ketë? Hipotezat për momentin janë tre. Më pak e dhimbshmja është ajo e numrit 9, aktualisht i lirë pas largimit të Benzema por që teorikisht i është premtuar Endrick, yllit tjetër të së ardhmes. Numri i preferuar i Mbappe është 7 aktualisht mbi shpatullat e Vinicus, pra dhe më e komplikuar për tu marrë.  Në fund është dhe 10-ta , numri i francezit në kombëtare, dhe që te Reali i përket Luka Modric, në rast lamtumire të kroatit në verë, kjo mund të jetë zgjedhja më e pritshme.

Kur do të bëhet zyrtarizimi dhe prezantimi i lojtarit?

Njoftimi do të bëhet para Kampionatit Evropian. Sepse vetë Real Madridi dëshiron që rrethina e tij të jetë sa më e qartë për turneun; se nuk keni pse të jetoni një ngjarje si kjo e rrethuar nga pyetje për të ardhmen tuaj. Ai tashmë do të jetë lojtar i Madridit. Sa i përket prezantimit të tij, është një arrë e fortë: nuk ka pothuajse asnjë datë. Nuk do të jetë në qershor (kur do të vazhdojë ligjërisht t’i përkasë PSG-së), Evropiani mund të zgjasë deri më 14 korrik dhe rreth datës 29 skuadra fluturon për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra prezantimi i tij tregon për ato ditë në gjysmën e dytë të korrikut (që nuk mund të jetë 20-21-22-23, sepse ka koncerte të Karol G). Por është diçka e ndërlikuar që ende po mendohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Në një intervistë të jashtëzakonshme, Messi thyen 'konfuzionin' që ka sjellë në futboll stili i Guardiolës

Ndërkombëtare
Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Szoboszlai kërkon që UEFA të ndryshojë protokollet pas incidentit mjekësor të Barnabas Varga

Përfaqësueset
Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Messi zbulon kundërshtarin më të urryer në futboll: Ai është lojtari që më zemëroi më së shumti

Ndërkombëtare
Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Sauditët blejnë tetë herë kampionin e Francës dhe 'vjedhin' njeriun kyç nga PSG

Ligue 1
Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Llogaritë e kualifikimit në fazën tjetër, shanset që Shqipëria të kalojë grupin e “ferrit”

Kombëtarja e Shqipërisë
LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori