LAJMI I FUNDIT:

Nga demonstratat në Bregun Perëndimor, humb jetën një palestinez dhe plagosen 46 tjerë

Nga demonstratat në Bregun Perëndimor, humb jetën një palestinez dhe plagosen 46 tjerë

Një demonstrues palestinez sot ka ndërruar jetë, kurse dhjetëra tjerë janë plagosur me armë zjarri gjatë demonstratave në Bregun Perëndimor, ka njoftuar ministria palestineze e Shëndetësisë.

E ushtria izraelite ka njoftuar se demonstruesit kishin shtënë mbi ushtarët, dhe se dy prej ushtarëve izraelitë janë plagosur në këmbë, transmeton Telegrafi.

Demonstruesit palestinezë shpesh përplasen me ushtrinë izraelitë në Bregun Perëndimor, por demonstruesit rrallë herë shihen të armatosur me armë zjarri.


Ministria palestineze ka njoftuar se është vrarë një 25-vjeçar nga Palestina, dhe se 46 tjerë janë plagosur përfshirë 16 me armë zjarri – ku katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Qindra demonstrues ishin mbledhur në Ramalla, për të protestuar kundër veprimeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ata kishin djegur  goma të veturave dhe kishin hedhur gurë në drejtim të ushtarëve izraelitë që i shpërndanë me gaz lotsjellës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Netanyahu paralajmëroi Iranin - tregoi se në çfarë rrethanash konflikti aktual në Gaza do të ishte i fundit

Netanyahu paralajmëroi Iranin - tregoi se në çfarë rrethanash konflikti aktual në Gaza do të ishte i fundit

Botë
Kalo në kategori