Po, lexuese dhe lexues të respektuar të kësaj rubrike të përjavshme, nuk jeni gabuar, e kam fjalën së pari për artistin e intelektualin Edmond Budina, këtë luftëtar të paepur të kauzës së madhe të historisë e të kulturës sonë evropiane, i cili, me shokët e kolegët e tij, i tregoi botës artistike e kulturore se shqiptarët dinë të luftojnë deri në fund, paçka se padrejtësia duket sikur triumfoi përkohësisht. Për këtë arsye, të shumtë jeni ju, janë ata e ato, jemi ne që mund e duhet të themi me krenari se i kemi qëndruar, i qëndrojmë dhe do t’i qëndrojmë përkrah Edmond Budinës derisa tirania kryeministrore e kryebashkiake të marrë ndëshkimin e duhur.
Një përshtypje veçanërisht të neveritshme u ka lënë shumë njerëzve mënyra sesi, me një hipokrizi hiperbolike dhe një cinizëm cianurik, kryeministri Rama u “shqetësua” për shëndetin e artistit e të intelektualit Edmond Budina duke i uruar atij dhe të vëllait, Robertit, shërim sa më të shpejtë nga Covid-19-a! Kësaj i thonë ta vrasësh dikë natën dhe ta qash ditën! Po, shembja e pabesë, në orën katër e ca të mëngjesit, e Teatrit Kombëtar përbën një vrasje, një krim historik e kulturor, një atentat kundër idealit të artistin e të intelektualit Edmond Budina, të bashkëluftëtarëve të tij e të plot artistëve dhe intelektualëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, që nuk rreshtin së menduari e së pohuari me zë të lartë se Teatri Kombëtar vazhdon të qëndrojë i pashembur në brendësi të shpirtit të tyre.
Nga ana tjetër, me shumë të drejtë, artisti dhe intelektuali Edmond Budina reagoi publikisht duke theksuar se ndërhyrja ose më saktë hundëfutja e kryeministrit Rama në privatësinë e tij, është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe se, për këtë arsye ai, pra Edmond Budina, do t’i drejtohet drejtësisë. A u kujtohet lexueseve dhe lexuesve të sotëm sa zhurmë mediatike u bë para shumë vitesh kur qarkulloi në medie një fotografi me Edi Ramën lakuriq në një plazh nudistësh? A nuk u dënua kjo ngjarje asokohe jo vetëm nga shumë mbështetës të atëhershëm të kryeministrit aktual, por edhe nga intelektualë të paangazhuar politikisht, madje edhe të djathtë? Ku janë sot këta mbështetës e përse heshtin? Mos vallë mbrojtja e së drejtës për të dalë lakuriq në një plazh nudistësh pa t’u cenuar privatësia vetjake qenka shumë më tepër e rëndësishme sesa mbrojtja e së drejtës për t’u trajtuar e shëruar nga një sëmundje e rrezikshme pa t’u cenuar pikërisht privatësia vetjake?
Gjithsesi, së dyti, vetëm disa ditë kishin kaluar nga ky incident shumë domethënës për mendësinë dhe sjelljen e kryeministrit Rama lidhur me gjendjen shëndetësore të artistit dhe intelektualit Edmond Budina, kur ndodhi diçka e paparashikueshme që kishte lidhje me Prishtinën zyrtare: Gjykata e Hagës bëri të ditur akuzën për krime lufte kundër presidentit Thaçi që ky të paraqitej para asaj duke e detyruar kështu atë të anulonte vajtjen në ShBA në krye të delegacionit kosovar për një takim me një delegacion serb në prani të diplomatit amerikan Richard Grenell.
Rrjedhimisht, ne shqiptarët pamë të enjten e shkuar kryeministrin Rama të ngjitej në foltoren e Kuvendit e të shpaloste një fjalim energjik duke marrë në mbrojtje, siç i takonte, kauzën e Kosovës e të luftës së saj çlirimtare. Vështrimi, toni dhe gjestet e tij ishin plot vendosmëri nga fillimi deri në fund, pavarësisht disa mospërputhjeve të lehta midis tyre, por, teksa ai shpaloste, pra, fjalimin e tij me një gojëtari thuajse mbresëlënëse, mua sesi m’u kujtua për dreq entuziazmi i tij për minishengenin ballkanik (çka nënkuptonte investime serbe në Shqipëri dhe fluks importimesh nga Serbia etj.), m’u kujtua për dreq edhe ideja e tij jo fort e qartë, të paktën sipas mendimit tim, lidhur me ndonjë këmbim të mundshëm territoresh midis Kosovës dhe Serbisë (çka, me sa duket, krijoi një të krisur sado të vogël në marrëdhëniet e tij me ish-kryediplomatin Bushati), pa harruar disa takime të zhvilluara prej atij kokë më kokë me Vuçiqin, për të cilat opinioni publik tek ne u informua tepër përmbledhtas, të paktën sipas mendimit tim.
Ajo që më habit në këto dy qëndrime të kryeministrit Rama – pra si ndaj Edmond Budinës, ashtu edhe lidhur me akuzën e Gjykatës së Hagës kundër presidentit Thaçi dhe disa personalitetesh kosovare figura të UÇK-së – është aftësia e pamohueshme që ai ka në artin e të bërit akrobaci ose, më saktë, pehlivanllëqe të admirueshme për shumë njerëz, por aq të lexueshme, aq të zbërthyeshme për disa të tjerë, saqë të vjen të rilexosh romanin e Jean-Paul Sartrit me titull “Neveria”, personazhi kryesor i të cilit, ashtu si edhe ai i novelës “Fëmijëria e një padroni” të të njëjtit autor, të kujton në mënyrë të çuditshme vetë kryeministrin Rama.
Së fundi, vazhdoj ende së pyeturi veten – ndoshta si ju, lexuese e lexues të nderuar që patët kureshtjen dhe durimin të më lexoni deri tani – nëse do të kemi edhe qëndrime të tjera prej akrobati ose pehlivani të kryeministrit Rama në ditët, javët, muajt apo vitet e ardhshme duke qenë i mendimit se një gjë e tillë nuk është aspak e pamundur si në politikën tonë të brendshme ashtu edhe në atë të jashtme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë