Nga BRSS në SHBA, udhëtimi i Vitali Klitschkos dhe rrëfimi në dokumentarin e tij para disa vitesh: Më kishin shpërlarë trurin – kur provova për herë të parë Coca-Cola mendova se mund të pijë një kovë

Vitali Klitschko është sot një nga simbolet e rezistencës ukrainase. Si kryebashkiak i Kievit , i ka mbetur në dorë të përballet nga mbrojtjen e kryeqytetit, pozitë të cilën e pranoi në vitin 2014.
Në atë vit u shkarkua presidenti Viktor Janukovych, pasi refuzoi të ishte pjesë e BE-së, për shkak se ishte i lidhur ngushtë me Vladimir Putinin.
Vitali është një nga ata që e pa luftën me Rusinë që po vinte, sepse ai e kuptonte mirë Vladimir Putinin, në të njëjtën mënyrë që kuptoi një njeri si Don King (promotor në boks), ditën që e ftoi atë dhe vëllain e tij në pallatin e tij, pas LO të Atlantas, për t’i marr nën menaxhim.
Teksa argëtonte dy luftëtarët e rinj, promotori i njohur u ul për të ‘luajtur’ piano. Virtuoziteti i tij ishte i tillë sa Vitali donte ta vlerësonte nga afër Don Kingun. Sapo pa që King po pretendonte se po luante, ndërkohë që tingulli vinte nga diku tjetër, ai i tha Wladimir se nuk do të nënshkruanin me një njeri që donte t’i mashtronte para se të fillonin të punonin me të.
Kjo anekdotë u tregua nga dy ish-kampionët e botës në peshën e rëndë në dokumentarin që publikuan në vitin 2011 , në të cilin Vitali tregoi se si ishte hera e parë që ai la BRSS për të shkuar në Shtetet e Bashkuara.
Pse po e kujtojmë tani? Thjesht sepse Ukraina rrezikon të bëhet sërish ajo që Vitali dhe Parlamenti donin të linin pas. Përveç kësaj, këto janë fjalët e dikujt që sot nuk është vetëm kryetar i bashkisë së Kievit, por që, pas shërbimit ushtarak që e filloi në BRSS (1989-91 dhe u kthye pasi mbaroi universitetin), shkoi si rezervistë me grada kapiten i Forcave Ajrore.
Vitali lindi në Kirgistan, në vitin 1971, sepse babai i tij, një ushtarak i rangut të lartë, ishte caktuar në vende të ndryshme, megjithëse ai ka jetuar pothuajse gjithë jetën në Kiev. Me të mbërritur në kryeqytetin ukrainas, ata u vendosën në një apartament të vogël dhe në të njëjtën dhomë flinin dy vëllezërit, gjyshja, prindërit e ndonjëherë edhe xhaxhai i tyre.
Të pasionuar pas Arnold Schwarzenegger dhe Chuck Norris, Klitschkos filluan të praktikojnë kikboksin në mënyrë klandestine, pasi artet marciale ishin të ndaluara në BRSS deri në vitin 1989. Vitali u bë kampion i Bashkimit Sovjetik dhe sporti i hapi atij një dritare drejt një bote tjetër, siç rrëfen ai në dokumentar. Në korrik 1990 ai udhëtoi për tu ndeshur në Palm Beach (Florida), diçka që e transportoi atë në një univers tjetër.
“Si një udhëtim në hënë”
“Si fëmijë na e kishin shpërlarë trurin. Çdo mëngjes më duhej të shkruaja për të gjitha të këqijat e Amerikës, sepse ajo ishte armiku ynë. Amerika ishte kapitalizëm, ku njerëzit e trajtonin njëri-tjetrin si skllevër. Na e thanë këtë që kur ishim në kopsht të fëmijëve. Kështu, për mua , shkuarja atje ishte si një udhëtim në hënë”, rrëfen boksieri që më vonë mbretëroi në peshat e rëndë për tre dekada.
Coca Cola
Sado qesharake mund të duket tani, është qesharake edhe të dëgjosh se si ish boksieri i madh provoi për herë të aprë pijën e njohur amerikane Coca Cola: “Kishim dëgjuar shumë për Coca Colan dhe kur e provova për herë të parë, ndjeva se mund të pija një kovë të tërë”.
Gjithsesi, ishte e gjitha e re për të dhe ndryshe nga çdo gjë që kishte parë më parë, madje as në televizion. “Unë isha i shtangur. Mund të kalonim gjithë ditën në qendra tregtare, me gojë hapur duke parë gjithçka. Sigurisht, nuk kishim para. Thjesht donim të thithnim të gjitha aromat dhe të preknim të gjitha gjërat”, tregonte ai në atë dokumentar.
Kapitalizmin
Sigurisht, i madhi nga Klitschkot nuk ishte rritur në një shoqëri kapitaliste, ai nuk e kuptonte “si njerëzit kanë kaq shumë palë këpucë”, madje edhe se si kishte kaq shumë lloje djathi:”Si ka mundësi që ka 100 lloje të djathit. Është çmenduri, për mua ishte vetëm djathi, domethënë një lloj”.
Pas kthimit në Ukrainë, ai donte të përballej me të gjithë, fillimisht me babain e tij, Vladimir Rodionovich Klitschko, një ushtarak me karrierë dhe një komunist i bindur.
Reagimi i babait të tij
“Babi, gjithë jetën na kanë folur budallallëqe, është një vend i mrekullueshëm, njerëzit janë shumë miqësorë!”, i kishte thënë ai babait të tij.
Po ai nuk ishte bindur duke iu përgjigj: “Jo, të kanë mësuar vetëm anën e mirë. E përdorin si propagandë. Shtetet e Bashkuara janë një vend i tmerrshëm”, i kishte thënë ai.
Pas shumë vitesh, Vladimir Rodionovich Klitschko, filloi të kalonte pushimet e tij në Florida, duke kërkuar diellin, ku u përpoq të merrej edhe me sëmundjen e tij.
Ish-koloneli i forcave ajrore të Bashkimit Sovjetik vdiq nga kanceri në moshën 64-vjeçare. Ai u dërgua pranë Çernobilit gjatë fatkeqësisë bërthamore të vitit 1986 dhe u përfshi në pastrimin pas shkrirjes së reaktorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Si funksionojnë në të vërtetë bonuset sekrete të Ligës së Kampionëve

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Këshilli i qytetit kërkon shtyrjen e ndeshjes Fiorentina-Juventus, zbulohet arsyeja pse

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës