Nga 180 deri në 0 minuta - Kush sa luajti në dy ndeshjet e para të Franco Fodas në krye të Kosovës

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Franco Foda iu ka besuar vetëm tre futbollistëve nga 90 minuta të plota në dy ndeshjet e tij të para në krye të Dardanëve, në dy miqësoret e zhvilluara këtë muaj.
Kosova luajti të premten e kaluar me Armeninë, ku fitoi me rezultat 0-1, ndërsa dje (e martë) u mposht 2-0 nga Hungaria.
Këto ishin dy ndeshjet e para të Kosovës me përzgjedhësin Foda, i cili pritej të bënte ndryshime në krye të ekipit.
Megjithatë, trajneri gjerman ka vendosur t’i besojë ‘senatorëve’ të ekipit, duke iu jep më shumë minuta gjatë këtyre dy përballjeve.
Tre ishin lojtarët që kanë marrë të gjithë 180 minutat nga këto dy ndeshje: portieri Arijanet Muric dhe mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti.
Pas tyre vjen Milot Rashica me 174 minuta nga dy ndeshjet, Vedat Muriqi me 154 minuta, Valon Berisha me 151 minuta, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija me nga 133 minuta, Blendi Idrizi me 105 minuta, Florian Loshaj me 97 minuta dhe Donat Rudhani me 93 minuta.
Kapiteni Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova luajtën nga 90 minuta të plotë, Leart Paqarada luajti 84 minuta dhe Zymer Bytyqi 48 minuta.
Lojtarët tjerë që morën minuta nga këto dy ndeshje ishin Elbasan Rashani dhe Bersant Celina me nga 26 minuta, Florent Hadergjonaj 19 minuta, Albion Rrahmani 13 minuta dhe Ilir Krasniqi me 6 minuta.
Mirlind Kryeziu, Visar Bekaj, Ilir Avdyli, Drilon Hazrollaj dhe Lindon Emerllahu ishin pesë lojtarët që nuk luajtën asnjë minutë në këto dy ndeshje.

Më poshtë minutat e lojtarëve në dy miqësoret e marsit:
Fidan Aliti - 180/180min Mergim Vojvoda - 180/180min Arijanet Muric - 180/180min Milot Rashica - 174/180min Vedat Muriqi - 154/180min Valon Berisha - 151/180min Edon Zhegrova 133/180min Florent Muslija - 133/180min Blendi Idrizi - 105/180min Florian Loshaj - 97/180min Donat Rrudhani - 93/180min Amir Rrahmani - 90/180min Lumbardh Dellova - 90/180min Leart Paqarada - 84/180min Zymer Bytyqi - 48/180min Elbasan Rashani - 26/180min Bersant Celina - 26/180min Florent Hadergjonaj - 19/180min Albion Rrahmani - 13/180min Ilir Krasniqi - 6/180min Visar Bekaj - 0/180min Ilir Avdyli - 0/180min Mirlind Kryeziu - 0/180min Drilon Hazrollaj - 0/180min Lindon Emerllahu - 0/90min /Telegrafi/




















































