Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 10 mijë euro për familjen e dy policëve që vdiqën në aksidentin në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit më 29 prill.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se kjo shpreh respektin dhe nderimin për ta.
” Kjo është një shumë modeste por dëshmi e përkrahjes së vazhdueshme për policët. I shprehim ngushëllime familjes dhe gjithë popullit të Kosovës”, tha Haradinaj.
Armend Trena është gjetur dje në ujërat e lumit Lepenc nëntë ditë pas aksidentit dhe do të varroset në orën 16:00. Ndërsa kolegu i tij Malësor Dashi është gjetur po ashtu në lumin Lepenc të enjten që shkoi. /kp/Telegrafi/