Neymar publikon mesazhe private nga WhatsApp-i, pas eliminimit të Brazilit nga Botërori

Neymar ka ndarë mesazhe që ka pranuar në WhatsApp me disa nga bashkëlojtarët e tij brazilian pas largimit nga Kampionati Botëror.
Superylli i Paris Saint-Germain ka pranuar se po mendon të largohet nga futbolli ndërkombëtar pas eliminimit dërrmuese të kombit të tij nga Botërori, pasi pësuan humbje me penallti nga Kroacia në ndeshjen çerekfinale të së premtes.
Neymar kishte shënuar për skuadrën e Tites në kohën shtesë të ndeshjes së tensionuar dhe dukej se do të dërgonte vendin e tij në gjysmëfinalen e kompeticionit. Megjithatë, Kroacia u kundërpërgjigj pasi Bruno Petkovic barazoi rezultatin me katër minuta të mbetura nga koha shtesë përpara se të vazhdonin të fitonin 4-2 në penallti për të rezervuar një përballje kundër Argjentinës.
Tani, Neymar ka ndarë disa nga bisedat e tij në WhatsApp me shokët e tij të skuadrës të përfshirë në to: “Vendosa të ekspozoj (pa lejen e tyre) mesazhet për të parë se sa shumë donim të fitonim dhe sa të bashkuar ishim”.
“Këto ishin disa nga mesazhet e shumta që kam shkëmbyer me grupin. Ne ndihemi shumë të trishtuar, por duhet të jemi më të fortë për të vazhduar dhe jam i sigurt se, me mbështetjen e të gjithë fansave, do të kthehemi më të fortë. Unë jam brazilian me shumë krenari, me shumë dashuri!”.
Në një pamje të bisedës së tij me Marquinhos, penalltia e humbur e të cilit kundër Kroacisë vulosi fatin e Brazilit, Neymar shkroi: “Një penallti nuk do të ndryshojë atë që mendoj për ty”. Për të cilën Marquinhos u përgjigj: “Unë me të vërtetë doja që gjithçka të shkonte mirë. Por, ti duhet të jesh i fortë, t’i merrni kohë dhe të shihni se çfarë ka rezervuar futbolli për ne”.
Në bisedën e tij me Thiago Silvën, sulmuesi i PSG-së i thotë mbrojtësit: “Unë me të vërtetë doja të të jepja këtë Kupë”. Përgjigja e mbrojtësit të Chelseat ishte e prerë dhe e sinqertë: “Vëlla, është më e dreqosur nga sa e imagjinoja, me të vërtetë. Nuk mund ta duroj. Nuk mund ta besoj se humbëm. Nuk mund ta besoj. Çdo herë kur e kujtoj, më bën të qaj”.
Neymar nuk ishte një nga katër ekzekutuesit e penalltive të Brazilit gjatë humbjes në gjuajtje kundër Kroacisë dhe ai duhej të ekzekutonte penalltinë e pestë të kombit të tij në vijim, por gabimet e Rodrygos dhe Marquinhos nënkuptonin që ajo përfundoi përpara se të vinte radha së Neymarin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë