Këngëtarja e shumëpërfolur Zaimina Vasjari u ka dhënë mundësinë sot fansave të saj në Instagram, që përmes një lidhjeje direkte t'i shtrojnë asaj pyetje, dhe ajo të përgjigjjet drejtpërsëdrejti.

Mes shumë pyetjeve për jetën private, këngëtarja Vasjari i është përgjigjur edhe disa pyetjeve të tjera, të cilat kishin të bënin me preferencat e saj.


Një nga fansat i ka adresuar asaj një pyetje se se cili lojëtar është më seksi sipas saj: Neymar apo Christiano Ronaldo? Dhe Zaimina nuk u mendua shumë gjatë dhe si mashkullin më seksi zgjodhi lojëtarin brazilian Neymar.

Ndërkohë gjatë lidhjes direkte me fansat, ajo ka krijuar edhe shumë situata të tjera komike bashkë me kolegen e saj Rezarta Shkurta. /Telegrafi/

z1 1 Zaimina dhe Rezarta u përgjigjen pyetjeve të fansave në "live stream" në Instagram.