Arsenali ka arritur të fitojë në udhëtim te Newcastle United me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e  pestë të Ligës Premier.

Skuadra e Unai Emery ka marr fitoren e tretë radhazi në kampionat duke arritur të ngjiten mirë në renditjen tabelore.


Golat në këtë ndeshje për Topçinjtë u shënuan nga shqiptar Granit Xhaka (49') dhe Mesut Ozil (58'), ndërsa për mysafirët shënoi Ciaran Clark (90+).

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht mesfushori shqiptar Xhaka, i cili u notua me 7.8, po aq sa u notua edhe Ozil.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin mysafirë, Martin Dubravka, i cili u notua me 5.4.

Paraqitje brilante pati edhe Shkodran Mustafi, që ishte mbrojtësi më i vlerësuar me notë 7.2. /Telegrafi/   Newcastle:

notat arsenali 2 e1537029270704

Arsenal:

notat arsenali 3 e1537029288918