Pandemia e ka ulur kërkesën për fuqi punëtore në Kroaci, por ende turizmi dhe gastronomia kanë nevojë për punëtorë sezonalë. Para sezonit veror, atje po kërkohen kuzhinierë e punonjës hotelesh.
“Punëtorët sezonalë nga Serbia kanë pushtuar Kroacinë!” Ky ishte një titull bombastik i mediave kroate para pikërisht dy vjetësh, kur Kroacia kishte 5 herë më shumë turistë se banorë.
Sigurisht në kushte të tilla, kur turizmi kroat mori kaq hov, edhe nevoja për fuqi punëtore nga jashtë ishte e madhe.
Pandemia e ka ulur ndërkohë këtë ritëm, por edhe këtë verë Kroacia do të punësojë punëtorë sezonalë.
Një prej tyre është Aleksandar Simiq nga Beogradi.
Këtë verë Aleksandar do ta kalojë në vendin fqinj, Kroacinë, në kuzhinën e restorantit në Promajna, një zone bregdetare në afërsi të Splitit.
Kushte të mira pune dhe lirshmëria gjuhësore në komunikim e bëjnë atë të shpresojë, që ky ishte vendimi i duhur. Fillimi është shpresëdhënës.
“Punëdhënësi im është i shkëlqyer, dhe nuk mund të ankohem, gjithçka që ai e ka premtuar e ka mbajtur deri tani. Kuzhina është moderne dhe e re, gjë që ka rëndësi në punë. Ekipi që ka ardhur këtu të punojë është i mirë, shumica vijnë nga Beogradi”, thotë Aleksandar Simiq.
Kroatët shkojnë të punojnë në perëndim, lindorët vijnë në Kroaci
Vera e vitit të kaluar ishte më e keqja për Aleksandar.
Për shkak të mbylljes në Serbi, ai duhej të qëndronte në shtëpi. Por edhe nevoja për fuqi punëtore sezonale në Kroaci ishte më e vogël se zakonisht.
Në vitin e mëparshëm, vitin “normal’ para pandemisë, ekonomia kroate kishte nevojë për 30.000 punëtorë.
Edhe viti 2020 filloi mirë, në dy muajt e parë kërkoheshin 11.000 punëtorë, por pastaj pandemia e mbylli edhe Kroacinë.
Por shpresat për këtë sezon janë të mëdha. Pak para fillimit të tij mund të gjeje sërish në internet shpallje për vende pune në Kroaci. Ky vend ka nevojë aktualisht për kuzhinierë, kamarierë apo punonjës në hotele.
Hrvoje Tomas, menaxher restoranti kërkon punëtorë, dhe është i vetëdijshëm se ky problem nuk prek vetëm Kroacinë.
“Në turizëm por edhe në gastronomi në të gjithë Bashkimin Europian mungojnë forcat e punës. Prandaj merret personel gjithnjë e më shpesh nga Europa lindore. Edhe ne punësojmë njerëz, që dinë ta bëjnë punën mirë dhe që ende nuk janë orientuar drejt tregut perëndimor të punës”, thotë Hrvoje Tomas.
Preferenca për punëtorë nga vendet fqinje
Por drejt perëndimit ka kohë që nisen shumë kroatë. Në vitet para pandemisë janë larguar 40.000 vetë në vit nga Kroacia, shumica për në Gjermani.
Edhe kjo është një nga arsyet pse, në Kroaci ka shumë punëtorë sezonalë nga Bosnje-Hercegovina, Kosova, Shqipëria, apo Serbia.
Në restorantin në Promajna u vendos për një ekip pune nga Serbia, megjithëse, sipas tyre, mund të merreshin edhe forca punëtore nga Rumania dhe Bullgaria.
Hrvoje Tomas i shpjegon arsyet: “Ata e njohin kuzhinën tonë dhe është më e lehtë të komunikosh dhe punosh se me forca të tjera që vijnë nga lindja e BE”.
Beogradasi Aleksandar sidoqoftë është i kënaqur, me pritjen që i kanë bërë në brigjet kroate. “Ne trajtohemi shumë mirë nga vendasit, nga të gjithë, me ata që kemi pasur kontakt. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem”, thotë Aleksandar Simić. Tani të gjithë janë gati në pritje të turistëve. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Hamasi për marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin: Nuk do të kishte paqe pa Donald Trumpin
SpaceX "humbet" raketën "më të madhe dhe më të fuqishme në botë" - disa minuta pas ngritjes nga Teksasi
Ekstradohet nga Bosnja në Serbi i dyshuari që ndihmoi Faton Hajrizin të ikte në shtetin serb
Drejtësia e Putinit, dënohen me burg avokatët e Navalnyt
Skandal në Kroaci - zëvendëskryeministri kroat shkrep nëntë herë armën nga vetura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake