LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Regjimi ka frikë nga ju, por një ditë gjithçka do të ndryshojë

Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Regjimi ka frikë nga ju, por një ditë gjithçka do të ndryshojë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka dërguar një video-mesazh të ri popullit iranian dhe ka thënë se boshti i këtij vendi po shembet për shkak të reaksionit zinxhir të nisur nga Izraeli.

Në një mesazh që zgjati pak më shumë se dy minuta, Netanyahu tha se udhëheqësit iranianë shpenzuan mbi 30 miliardë dollarë për të ruajtur sundimin e Bashar Al-Assad në Siri.

“E gjithë kjo ishte përpara se regjimi të bëhej pluhur. Shtypësit tuaj shpenzuan miliarda për të mbështetur Hamasin në Gaza. Sot regjimi i tyre është në gërmadha. Shtypësit tuaj shpenzuan mbi 20 miliardë dollarë për të mbështetur Hezbollahun në Liban. Brenda disa javësh, shumica e liderit të Hezbollahut, raketave të tyre dhe mijëra ushtarë u ndezën në tym”, tha Netanyahu.


Ai tha se Lindja e Mesme po jeton sot një realitet të ri.

“Ndërsa liderët iranianë po përpiqen të pushtojnë kombe të tjera, të imponojnë tiraninë fondamentaliste në Lindjen e Mesme. Izraeli vetëm po përpiqet të mbrojë vendin tonë, por në këtë mënyrë ne po mbrojmë qytetërimin nga barbarizmi”, tha kryeministri izraelit.

Duke iu drejtuar qytetarëve iranianë, kryeministri izraelit tha se beson se Izraeli dëshiron paqe me Iranin, por edhe anasjelltas.

“Sidoqoftë, ju po vuani nën sundimin e një regjimi që ju nënshtron dhe na kërcënon. E dini se nga i frikësohet vërtet ky regjim? Është i tmerruar nga ju, populli i Iranit. Dhe një ditë, unë e di këtë, një ditë Kjo do të ndryshojë një ditë Irani do të jetë i lirë”, përfundoi Netanyahu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

Amerika
Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Evropa
Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

Botë
Trump thotë se lufta në Ukrainë 'nuk do të kishte ndodhur kurrë', nëse zgjedhjet e vitit 2020 nuk do të ishin 'të manipuluara'

Trump thotë se lufta në Ukrainë 'nuk do të kishte ndodhur kurrë', nëse zgjedhjet e vitit 2020 nuk do të ishin 'të manipuluara'

Evropa
Shtetasit kinezë të kapur shpjegojnë se si përfunduan duke luftuar kundër Ukrainës: Kam humbur punën time gjatë COVID-19

Shtetasit kinezë të kapur shpjegojnë se si përfunduan duke luftuar kundër Ukrainës: Kam humbur punën time gjatë COVID-19

Evropa
Vuçiq e lë jashtë qeverisë Vulinin, politikanët që humbën vendet në qeverinë e re të Serbisë

Vuçiq e lë jashtë qeverisë Vulinin, politikanët që humbën vendet në qeverinë e re të Serbisë

Serbia
Kalo në kategori