Nesër pritet të hidhet në votim propozim-rezoluta kundër shtrenjtimit të rrymës
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër nga ora 11:00 për të vazhduar me pikat e mbetura nga seancat e kaluara plenare.
Pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe hedhja në votim e propozim-rezolutës nga debati parlamentar kundër shtrenjtimit të rrymës, si dhe votimi i propozim-rezolutës mbi pagat në sektorin publik.
Më 24 janar, në mungesë të kuorumit nuk është votuar draft-rezoluta e propozuar nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja në Kuvend kundër rritjes së çmimeve të faturave të energjisë elektrike.
Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri kishte paraqitur draft-rezolutën në emër të tri partive opozitare, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe që të ofrohen alternativa të reja nga Qeveria.
“Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot më datë 24 janar 2022, me propozim të GP të PDK-së, GP të LDK-së dhe GP të AAK, dhe të mbështetur deputetët e tjerë propozon këtë draft-rezolutë: Kuvendi obligon Qeverinë që të refuzojë propozimin aktual të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe të kërkojë propozim alternativa të reja: të shtyhet implementimi i tarifave të reja drejt muajve të ngrohtë. Çdo propozim eventual për rritje të tarifave të shoqërohet me normë të reduktuar të TVSH-së në zero, të ndiqen modelet e shtete evropiane që kanë praktikuar një model të tillë, të ofrohet sa më parë alternativa afatgjate me energji të qëndrueshme dhe të përballueshme. Në këtë drejtim të ndërpriten vonesat e paarsyeshme dhe të dëmshme të qeverisë në lidhje me gazifikimin e Kosovës, një projekt që shtetet e rajonit e kanë nisur tashmë. Qeveria duhet të përshpejtojë për dhënien e lejeve për nisjen masive të investimeve drejt sektorit të energjisë solare. Kuvendi i Kosovës obligon Qeverinë që në afat prej 15 ditësh të sjellë dhe të prezantojë në Kuvend një raport me shkrim për mos zbatimin të pikës pesë të vendimit të Kuvendit të datës 06.05.2021 për mos sigurimin në procesin e futjes në sistem të faturave sipas ligjit në fuqi te konsumatorët në komunat përkatëse në veri të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Ndryshe, në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë për amvisëritë për 9 për qind. Qeveria ka thënë se ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë.
Në propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, konsumatorët janë ndarë në pesë kategori: A, B, C, D, E. Nëse jeni në kategorinë A, pra nëse gjatë një muaji shpenzoni 300 kilovatë orë energji elektrike, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 18.87 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 20.40 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 18.87 euro.
Nëse jeni në kategorinë B, apo gjatë një muaji shpenzoni 450 kilovatë, atëherë çmimi aktual i faturës suaj është 27.37 euro. ZRRE-ja ka propozuar që kjo faturë të rritet në 29.66 euro. Por, me subvencionim nga Qeveria, fatura juaj do të mbetet e njëjtë: 27.37 euro.
Ky është rendi i ditës së seancës së Kuvendit të Kosovës:
I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:
21. Votimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
29. Votimi i raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,
32. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS”.
II. Pikat e papërfunduara të seancës plenare, më 13 e 14 dhjetor 2021 dhe 26 janar 2022:
9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,
13. Votimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,
14. Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.
III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, më 24, 28 e 29 dhjetor 2021 dhe 21 e 26 janar 2022:
26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,
27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,
28. Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
29. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,
30. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,
31. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,
32. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,
33. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,
34. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,
35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,
36. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,
37. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,
38. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
39. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,
40. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,
41. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,
42. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,
43. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,
44. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,
45. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,
46. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,
47. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,
48. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
49. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.
IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 20 dhe 21 janar 2022:
11. Votimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.
V. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:
1. Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.
VI. Seanca plenare e caktuar për datë 27 janar 2022, ora 15:00:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,
4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,
5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,
7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,
8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,
9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje