LAJMI I FUNDIT:

Nesër përfundon aplikimi online për regjistrim në shkollë të mesëm në Maqedoni

Nesër përfundon aplikimi online për regjistrim në shkollë të mesëm në Maqedoni

Paraqitja e parë e nxënësve për regjistrim online në vitin e parë në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2023-2024 do të përfundojë nesër në orën 15:00.

Deri atëherë nxënësit mund t’i plotësojnë paraqitjet e tyre (aplikacionet). Më pas sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit, i cili bëhet përmes linkut drejt portalit për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paralajmërim të posaçëm për nxënës të shkollave të mesme përmes llogarive të veta shfrytëzuese në Schools.mk.

Ranglista e nxënësve të regjistruar do të publikohet më 22 qershor 2023 në https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe në faqen e internetit www.mon.gov.mk më së voni deri në orën 9:00.


Nxënësit më pas do të duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në shkollat – më 22 qershor prej orës 12:00 deri në orën 19:00 dhe më 23 qershor prej orës 7:00 deri në orën 19:00, në pajtim me orarin e përgatitur nga ana e shkollës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kumtoi se paraqitja për regjistrim është pjesë përbërëse e aplikacionit i cili nevojitet të plotësohet dhe të shtypet pas publikimit në ranglistë.

“Nxënësit të cilët janë në listë, e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim në shkollën përkatëse në afatet e konstatuara. Paraqitja e plotësuar elektronike nga ana e nxënësve mund të gjenerohet me shtypje të paraqitjes elektronike përmes sistemit për e-shërbime. E njejta mund të tërhiqet përmes portalit për e-shërbime të MASH-it, përmes shtypjes së butonit ngjyrë hiri në segmentin Aplikimet e mia në portal – pas hapjes së paraqitjes elektronike të nxënësit”, informoi MASH-i.

Ranglista përfundimtare për çdo shkollë me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 24 qershor më së voni deri në orën 12:00 në tabelën e lajmërime të shkollës dhe në www.mon.gov.mk.

Paraqitja e dytë e nxënësve këtë muaj është 27-28 qershor, ranglista e nxënësve të regjistruar publikohet më 29 qershor, më 29 dhe 30 qershor është dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla dhe më 1 korrik 2023 është publikimi i ranglistës përfundimtare për çdo shkollë me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira.

Në trend Lajme

Më shumë
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës

Kronika e Zezë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar

Kronika e Zezë
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori