LAJMI I FUNDIT:

Nesër, para Qeverisë: Ish-luftëtarët e UÇK-së, kërkojnë realizimin e premtimeve

Nesër, para Qeverisë: Ish-luftëtarët e UÇK-së, kërkojnë realizimin e premtimeve

Mos formimi i një komisioni mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata që ende nuk po i gëzojnë pensionet, dhe paralajmërimet se Qeveria e Kosovës mund të zvogëlojë pensionet e veteranëve, kanë bërë që ish-ushtarët e UÇK-së të organizohen për protestë.

Për këto, dhe pakënaqësi të tjera, kjo kategori e luftës nesër mblidhet para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.

Kryetari për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, i ka thënë KosovaPress-it se nëse ekzekutivi nuk u përgjigjet ankesave të protestuesve, atëherë do të diskutohet për protesta të radhës për të cilat tha mund të mos kalojnë të qeta.


Qeriqi bëri të ditur se organizimi i nesërm është paralajmërim për Qeverinë. Ai bëri të ditur se do të ngrisin zërin edhe për fryrje të listave dhe, siç tha ai, padrejtësi të tjera që po i bëhen kësaj kategorie.

Ish-luftëtarët e UÇK-së nesër mblidhen para Qeverisë së Kosovës në orën 12:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori