Nesër pritet që të nënshkruhet marrëveshja për koalicion qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkohë, ende nuk dihen detaje për ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të Parlamentit të Kosovës.
Në takimin që u mbajt të shtunën në mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 për qind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.
Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do t’i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet e tjera.
Njëri nga nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, nuk ka dashur të jap detaje, duke thënë se “këto detaje do të bëhen publike kur të vije koha”.
Detaje nga kjo marrëveshje e cila pritet të nënshkruhet nesër, nuk kanë shpalosur as përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.
Zyrtari për media nga kjo parti, Arlind Manxhuka tha se të gjitha do të kuptohen nesër.
“Nuk mundemi ende të shpalosim asnjë detaj nga marrëveshja, meqenëse nesër është paralajmëruar nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion VV-LDK, atëherë aty do t’i shohim të gjitha detajet”, ka thënë ai për Kosovapress.
Ndërkohë në portale të ndryshme vendore është spekuluar për ministritë që do t’i drejtojnë dy partitë politike në koalicion qeverisës dhe zëvendësministrat.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas gati dy muaj bisedime që nga përfundimi i zgjedhjeve, më në fund janë harmonizuar 100 përqind për programin qeverisës.
Kujtojmë se subjekti i Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur t’i marrë 29 deputetë, LDK një më pak 28. Ndërsa, iu duhen edhe disa vota të pakicave për të ndërtuar qeverinë e re.
E sipas të gjitha gjasave, dita e hënë pritet të jetë vendimtare për marrëveshjen rreth themelimit të udhëheqësisë së re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës